Janë caktuar datat për raundin e 1/8 të Kupës së Italisë, ku tashmë janë përfshirë edhe klubet e mëdha që nuk luajtën deri më tani në këtë garë.
Në këto ndeshje fituesi vendoset pas 90 minutave, pastaj me shtesë apo edhe penallti.
Raundi i 1/8 zhvillohet midis dhjetorit 2023 dhe janarit 2024.
Parma dhe Cremonese janë skuadrat e vetme të mbetura në Serie B në garë.
Çiftet në këtë raund janë Juventus – Salernitana, Milan – Cagliari, Inter – Bologna, Napoli – Frosinone dhe Roma – Cremonese.
Raundi i 1/8 të Kupës së Italisë
Lazio – Genoa (5 dhjetor, ora 20.00)
Fiorentina – Parma (6 dhjetor, ora 20.00)
Napoli-Frosinone (19 dhjetor, ora 20.00)
Inter-Bologna (20 dhjetor, ora 20.00)
Milan-Cagliari (2 janar, ora 20.00)
Atalanta – Sassuolo (3 janar 17.00)
Roma-Cremonese (3 janar, ora 20.00)
Juventus-Salernitana (4 janar 20.00)
/Telegrafi/