Telegrafi

Të mbijetuarit duke u nxjerrë nga rrënojat e një blloku apartamentesh në Dnipro të Ukrainës, të shkatërruar nga sulme ruse

Të mbijetuarit e një sulmi raketor nga forcat ruse në Ukrainë janë parë duke u nxjerrë nga rrënojat e një blloku apartamentesh nëntëkatëshe pasi forcat e Vladimir Putinit goditën drejtpërdrejt ndërtesën civile të shtunën mbrëma, duke vrarë 21 persona.

Kështu, vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një mision shpëtimi është duke u zhvilluar në Dnipro pasi raketat ruse goditën ndërtesën në qytetin qendror të Ukrainës.

Dhe imazhet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë të mbijetuarit duke u tërhequr nga rrënojat e asaj që ka mbetur nga blloku, përfshirë ata që janë plagosur.

Të paktën 35 persona janë ende të zhdukur dhe 73 janë lënduar, shkroi Mykola Lukashuk, kreu i këshillit rajonal në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ndërsa guvernatori i rajonit Valentyn Reznichenko tha se shtatë fëmijë ishin në mesin e atyre që u transportuan në spital me lëndime të rënda.

Numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet pasi dyshohet se ka dhjetëra njerëz të bllokuar nën rrënojat.

Deri në drekë të dielën, kryebashkiaku i qytetit tha se mundësia për të gjetur më shumë të mbijetuar ishte tashmë e vogël.

Ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se forcat e saj kishin nisur një valë sulmesh raketore kundër objekteve ushtarake dhe infrastrukturës ukrainase por nuk e përmendi Dnipro si një objektiv specifik të ndonjë sulmi. /Telegrafi/