Telegrafi

Të martën në Kosovë 27 aksidente trafiku, njëri me fatalitet

Të martën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 27 aksidente trafiku, ndërsa njëri me fatalitet.

Në statistikat e përgjithshme të publikuara nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se një aksident ishte me fatalitet, nëntë aksidente me të lënduar, ndërsa 17 tjera vetëm me dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar edhe 1 mijë e 321 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, të martën janë arrestuar edhe 20 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, kurse 5 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/