Kemi njoftuar se Ledri Vula dhe Tayna janë duke sjellë një duet, ndërsa tashmë është bërë e ditur se do të lansohet të martën.
Në profilin e reperit në Instagram është publikuar një video e shkurtër nga xhirimet e klipit.
Ndërkaq, në njoftimin e tij, Ledri ka bërë të ditur se kënga e re do të lansohet nesër (e martë).
Sipas asaj që shkruan ky bashkëpunim do të titullohet “Aje”, ndërsa fansat mezi presin ta dëgjojnë duetin e tyre.
Prej se depërtoi fuqishëm në skenën muzikore me këngën “Columbiana”, Doruntina Shala (emri i vërtetë i Taynas) ka sjellë disa hite të njëpasnjëshme.
Projekti i saj më i fundit është “Pow pow” që u lansua para një muaji me videoklip që aktualisht numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube.
Ndërkohë që për Ledrin, “Nasty Girl” ka qenë një prej këngëve më të fundit që u lansua si bashkëpunim me Eaz dhe Xen. Derisa gjatë vitit që po lëmë pas, çdo bashkëpunim i tij është bërë hit. /Telegrafi/