Telegrafi

Të lumtur përkrah njëri-tjetrit, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mahnitin me paraqitjen teksa mbërrijnë në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”

Sonte (e hënë) në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u dha premierë filmi “Në kuadër të dashurisë”, me protagonistë kryesor dy ish-banorët e Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Në tapetin e kuq të përgatitur për premierën madhështore parakaluan yjet e filmit, ndërsa shumë fansa të tyre ishin mbledhur për t’i takuar dhe realizuar foto me ta.

Fituesi i BBVA 2 dhe aktori në rolin kryesor të filmit, Luizi erdhi i shoqëruar nga partnerja e tij, moderatorja Kiara Tito.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Dyshja dukeshin plotë elegancë teksa shkëlqenin përkrah njëri-tjetrit, ndërsa u pritën me duartrokitje nga adhuruesit e tyre.

Për mbrëmje glamuroze, Kiara kishte përzgjedhur një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe dekolte të hapur që kombinohej me një shall të gjatë të lidhur në qafë.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Pamja e saj u kompletua nga çanta e zezë me rripa ari, aksesor dhe makijazh të theksuar.

Lexo po ashtu Sara Hoxha shkëlqen gjatë parakalimit në tapetin e kuq të premierës së filmit "Në kuadër të dashurisë"

Ndërkohë, pranë saj tërë elegancë dukej edhe artisti shkodran, Ejlli i cili kishte veshur kostum grim të kombinuar me këmishë dhe atletet të bardha.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Çifti më i famshëm i momentit dukeshin të lumtur bashkë ndërsa u ndalën para kamerave për të realizuar fotografi.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Mes emrave të tjerë që u marrin pjesë në premierë janë edhe Olta Gixhari, Sara Hoxha, Bora Zemani e Donald Veshaj. /Telegrafi/