Site icon Telegrafi

A do të luajë Rita Ora në ndonjë film të të dashurit të saj, Taika Waititi?

Ishte një kohë perfekte për të fituar titujt botërorë këtë javë teksa këngëtarja Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi shfaqen për herë të parë zyrtarisht së bashku.

Ora organizoi një ndejë më 4 korrik (Ditën e Pavarësisë së Amerikës) njëherësh për të kremtuar edhe për këngën e re “You For Me”.

Duke pozuar për herë të parë për medie me Oran, Waititi rrëmbeu vëmendje me paraqitjen përfshirë edhe një kapelë Prospero Tequila – meqenëse ylli shqiptar është pjesë e kompanisë prej më shumë se dy vitesh.

Midis të ftuarve ishte edhe ylli i “The Queen’s Gambit”, Anya Taylor-Joy, Kate Beckinsale e UnderWorld, Ashley Benson nga “Pretty Little Liars” dhe Joshua Jackson, me famë nga “Dawson’s Creek”.

Thashethemet për një romancë midis 30-vjeçares Ora dhe 45-vjeçarit filluan të vërtiteshin për herë të parë në prill kur ajo postoi një seri fotografish në Instagram që përfshinte një ku Taika kishte krahët rreth saj.

Dyshja po punonin në Sidnei – Ora si gjyqtare në “The Voice of Australia” dhe Waititi në “Thor: Love and Thunder”. Që kur janë kthyer në Los Angeles, janë shfaqur gjatë tërë kohës së bashku në shëtitje e blerje të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Tani fansat e tyre po pyesin nëse Ora mund të shfaqet në një nga filmat e Waititi.

Rita Ora dhe Taika Waititi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e kompozitorja është shfaqur në “Fifty Shades” dhe gjithashtu në “Fast and Furious 6”. Ajo gjithashtu ka qenë pjesë e filmit “Twist”, i cili u lansua këtë vit.

Në janar, duke promovuar ritregimin modern të Oliver Twist, në të cilën ajo luan rolin e Dodge, biondja tha për Metro.co.uk se do të donte të bënte më shumë punë para kamerës.

“Do të doja shumë. Po, ju e dini që në të vërtetë, ka shumë gjëra që ndodhin në Australi për momentin”, tha ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version