Site icon Telegrafi

Te Leipzigu besojnë në qëndrimin e Wernerit

Timo Werner (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Shefi ekzekutiv i RB Leipzig, Oliver Mintzlaff, ka thënë se nuk është shqetësuar se klubi mund ta humbë Timo Wernerin, përkundër interesimit të vazhdueshëm të Liverpoolit.

Sulmuesi gjerman ka pasur një sezon mbresëlënës me 27 gola të shënuar në 36 paraqitje, prandaj ka joshur interesimin e shumë klubeve të mëdha.

Vet lojtari nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që t’u bashkohet Redsave, por Mintzlaff beson se ai do të qëndrojë në Bundesliga edhe për disa vite.

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

“Jam shumë i qetë lidhur me Werner. Ai ende nuk ka dhënë sinjale se dëshiron të largohet në fund të sezonit dhe nuk ka nevojë të largohet”.

Lexo po ashtu Klopp po studion mundësitë e transferimit të Wernerit dhe Sanchos te Liverpooli

“Ai ka kontratë deri në vitin 2023”, ka deklaruar Mintzlaff në një prononcim për Sky Sports Germany.

24-vjeçari ka akoma kohë për ta provuar veten, ndërsa sezoni i ardhshëm do të ishte ideal për të luajtur në një ligë tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version