Telegrafi

A do të largohet Mascherano? Flet vet lojtari

Javier Mascherano ka folur për herë të parë pas daljes së spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.

Mascherano është lidhur me një kalim te Juventusi nga mediat italiane së fundmi.

“Për mua që të largohem nga Barcelona duhet që shumë gjëra të merren parasysh”.

“Fjalët për largim janë vetëm spekulime, edhe pse nuk më pëlqen që të siguroj për asgjë”.

“Vitet më të mira të karrierës time ishin në një pozitë tjetër. Unë do të doja që të luaja më shumë në pozitën time natyrale (në mesfushë), por mbrojtja është po ashtu vendi ku kam kontribuar për Barcelonën. Unë kam fituar gjithçka këtu”, potencoi Mascherano. /Telegrafi/