Telegrafi

A do të kthehet në Real Madrid? Kjo është përgjigja nga Mesut Ozil

Mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil mund të rikthehet në Real Madrid.

Së paku kështu kanë qenë shkrimet e fundit nëpër mediat spanjolle dhe ato angleze.

Por ka qenë e përditshmja spanjolle ‘Marca’ që ka intervistuar gjermanin për të parë disponimin e tij për një rikthim në kryeqytetin spanjoll.

“Jam shumë i lumtur që luaj për një klub të madh si Arsenali, që ka tifozë fantastik dhe që tregojnë shumë dashuri për ne futbollistët”, deklaroi Ozil.

“Një rikthim në Madrid? Të shohim se çfarë do të ndodhë. Në futboll të ardhmes nuk i dihet. Por jam i lumtur me sukseset e Realit pasi kam luajtur me lojtarë të mrekullueshëm aty dhe tifozët më kanë përkrahur shumë duke më shkruar ende mesazhe për të më pyetur nëse do të kthehem”, vazhdoi tutje gjermani.

Ish-anëtari i Schalke 04 e Werder Bremen është në negociata me Arsenalin për vazhdimin e kontratës.

“Real Madridi është një klub i madh, vetëm kaq mund të them njëherë”, tha gjermani.

“Zidane ka qenë idhulli im. Gjithmonë e kam shikuar atë duke luajtur, kur isha fëmijë ëndërroja të bëhem si ai”.

“Jam i lumtur për Zidanen, është një trajner i madh që e fitoi Ligën e Kampionëve në stinorin e tij të parë me Realin”, u shpreh Ozil. /Telegrafi/

Ozil duke festuar një gol të tijin sa ishte pjesë e ‘Los Blancos’