Telegrafi

“Do të kthehem, posa të përfundoj punë këtu” – Hazard i përgjigjet tifozit të Chelseat

Eden Hazard i ka befasuar edhe një herë tifozët e Chelseat me deklaratën e tij rreth të ardhmes.

Ylli belg që u largua nga The Blues në verën që shkoi për 100 milionë euro në drejtim të Real Madridit, ka thënë se ai do të kthehet një ditë në Stamford Bridge.

Belgu ishte pyetur nga një tifozë i skuadrës londineze se kur e mendon rikthimin, derisa lojtari i tha se posa të përfundojë punë në Spanjë, do të kthehet.

Lexo po ashtu Hazard: Kam refuzuar disa herë PSG-në

“Kur ta përfundoj këtu, do të kthehem”, ishte përgjigja e 29-vjeçarit për tifozin e Chelseat.

Hazard i bëri atij me dije tifozit se ai i ndjekë ndeshjet e skuadrës londineze kur ka kohë dhe është i impresionuar nga loja që po tregojnë lojtarët e rinj. /Telegrafi/