Partitë politike nënshkruese në marrëveshjen e Përzhinos nuk kanë përmbushur të gjitha afatet e parapara me marrëveshjen që u arritë më 20 korrik, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Marrëveshja është ngatërruar në formimin e Komisonit të trupit Ad- hoc për rregullimin e mediave në periudhën parazgjedhore afërsisht tre muaj, kompletimi i së cilës duhej të përfundonte para tre ditësh, apo 24 gusht.
Mbetet:
19 gusht/24 gusht (afat i skaduar) – Formimi i trupit ad- hoc për media;
31 gusht – Afati i fundit për takim liderësh;
2 shtator – Opozita emëron kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës në RTVM (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor);
2 shtator – Suspendimi i ndryshimeve të Ligjit të MPB-së lidhur me kompetencat e ministrit (nëse zgjedhjet mbahen më 11 dhjetor).
E plotësuar:
23 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e Kodit zgjedhor;
25 korrik – KSHZ publikoi listën me 39.502 votues fiktiv;
28 korrik – Deputetët votuan ndryshimet e ligjit për punë të brendshme, ligjin për audio dhe shërbime audiovizuale, shërbimet për procedim penal dhe ligjin e qeverisë.
18 gusht – Përfundoi paraqitja e votuesve kontestues në KSHZ. /Telegrafi/