Site icon Telegrafi

“Do të ketë më shumë se një nënshkrim”, Xavi konfirmon fjalët e Laporta dhe tregon pozitat ku do të përforcohen

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka konfirmuar fjalët e presidentit të klubit, Joan Laporta, se ekipi do të përforcohet së paku me dy futbollistë tjerë.

Barcelona ka hasur në vështirësi për transferime dhe regjistrimin e lojtarëve këtë verë, shkaku i problemeve financiare.

Megjithatë, ato janë rregulluar tashmë dhe presidenti i klubit, Laporta, deklaroi sot (e diel) para ndeshjes me Villarrealin, se ekipi do të përforcohet.

Lexo po ashtu Laporta: Do të ketë më shumë se një nënshkrim të ri këtë verë

Fjalët e Laportas janë konfirmuar tashmë nga trajneri Xavi, i cili tregoi edhe pozitat ku synojnë të përforcohen.

“Do të ketë më shumë se një nënshkrim? Po, ajo që tha Presidenti është e vërtetë. Ne do të përpiqemi të nënshkruajmë me të paktën 2 lojtarë”.

“Ne do të përpiqemi të nënshkruajmë me një mbrojtës të krahut dhe një sulmues”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Lexo po ashtu Xavi merr vendimin përfundimtar rreth transferimit të Joao Felix

Barcelona pritet të nënshkruajë me Joao Cancelo në ditët në vijim. Sa i përket pozicionit sulmues, Joao Felix mund të jetë i zgjedhuri duke iu bashkuar ekipit në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Afati kalimtar i transferimeve verore mbyllet më 1 shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version