Shoqata civile “Llupa e Gjelbër”, e cila është e angazhuar për sundimin e ligjit, u bëri thirrje të gjithë atyre që ishin të pafavorizuar gjatë qeverisë së mëparshme për të vizituar zyrat e shoqatës për t’i ndihmuar ata në dokumentimin dhe informimin se si të kërkojnë azil nga Hungaria, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Viktima të respektuar të sistemit të drejtësisë nga koha e “viktimës” Nikolla Gruevski. Shoqata “llupa e Gjelbër” ju fton të gjithëve juve: çka keni qenë të arrestuat nga forcat speciale në mënyrë brutale, çka ju është shkelur pafajësi juaj, që ju ka sjellë dëshmitarë montuar, ju kanë montuar ekspertë, çka nuk keni marrë gjykim të drejtë, që ju dënuan pa prova por me urdhër, çka keni dënime me burg për të mbajtur, çka jeni në burg për momentin por keni të drejtë të dilni, që vuani pasojat e padrejtësive gjyqësore, të gjithë ju që e ndjeni nevojën për drejtësi, e cila është vjedhur dhe i hequr nga koha e Grujos.
Ju ftojmë të telefononi numrin 02 60 90 124 ose të vizitoni zyrat e Shoqatës së “Llupës së Gjelbër”. “Llupa e Gjelbër” do të ju ndihmojë me dokumentacionin dhe informacionin se si të kërkoni azil nga Hungaria demokratike.
Të gjithë do të marrim trajtimin e njëjtë për procedurën për azil sikurse Nikolla Gruevski. Hungaria demokratike do të ketë qasje të njëjtë me të gjithë ne sikurse Nikoll Gruevski”, thuhet në deklaratën e “Llupës së Gjelbër”./Telegrafi/