Site icon Telegrafi

“A të kanë kërkuar ndonjëherë shoqet qeliza për të bërë fëmijë”, Stresi befasohet nga pyetjet e Xhuli Nurës në BBVK

Stresi dhe Xhuli Nura duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin, pavarësisht ngacmimeve që herë pas herë bëjnë.

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të krijojnë debate e të bëjnë biseda nga më të ndryshmet.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) së fundmi ka ngelur i habitur nga disa pyetje që ia ka bërë modelja nga Drenica.

Foto: Screenshot/YouTube

E njëjta kësaj radhe ka hapur një diskutim për krijim të familjes, i cili u konsiderua i çuditshëm për reperin.

“A të kanë kërkuar ndonjëherë shoqet qeliza për të bërë fëmijë?”, ka qenë pyetja e bërë nga Xhuli për Stresin.

Lexo po ashtu Publikuan bisedat private të Stresit me Melisën, këngëtarja reagon pas daljes nga BBVK: Jam një artiste e re që ka kërkuar mundësi, por jo famë

Autori i këngës “I smoke them” tha se këtë pyetje asnjëherë nuk ia ka bërë askush, por as ky vet askujt.

Foto: Screenshot/YouTube

“Larg qoftë. Baju i them. Shikoji punët e tua. Edhe u kry”, u shpreh ai.

Bukuroshja tutje theksoi se secili ka mendimin e tij dhe që duhet respektuar pavarësisht nëse të pëlqen apo ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version