Trevoh Chalobah do të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit.
Qendërmbrojtësi anglezi ishte shumë pranë largimit nga Stamford Bridges edhe në verë, por në fund dështuan negociatat me Bayern Munich dhe Interin.
Megjithatë ai nuk ka luajtur fare këtë edicion edhe për shkak të një lëndimi, por edhe pse nuk është se preferohet nga trajneri Mauricio Pochettino.
Tekniku argjentinas i ka bërë të qartë anglezit se nuk bën pjesë në planet e tij dhe se duhet të gjej një skuadër tjetër.
Chelsea nga ana tjetër është e hapur për shitjen e lojtarit dhe tanimë i ka caktuar edhe çmimin e largimit.
Londinezët duan të fitojnë 30 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit anglez.
Bayern Munich vazhdon të ketë interesim për transferimin e 24-vjeçarit, por në garë janë edhe klubet si Fulham, Milan e Brighton. /Telegrafi/