Enzo Fernandez postoi një video të tij dhe të bashkëlojtarëve të tij në Argjentinë duke kënduar një këngë raciste, anti-franceze pas fitores në Kupën e Amerikës.
Chelsea ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë me mesfushorin, pas videos së tij skandaloze, por që mesfushori ka kërkuar falje.
Ish-lojtarin e Bluve, Tony Cascarino, që luajti për këtë klub në vitet e 90-ta, mendon se mund të jetë e vështirë për Enzo të kthehet në “Stamford Bridge”.
“Do të jetë e ndërlikuar. Unë shikoj prapa kur isha në Chelsea në vitet ’90 dhe nuk jam i sigurt se dhoma e zhveshjes do të ishte në rregull me atë që bëri Enzo Fernandez”.
“Kjo është një çështje e ndërlikuar për t’u trajtuar. Mendoj se Chelsea ka marrë një vendim të rëndësishëm nëse ata në të vërtetë do ta mbajnë Enzo Fernandezin”.
“Duke pasur lojtarë jo të kënaqur me të në dhomën e zhveshjes, nuk jam i sigurt se do të jenë shumë të kënaqur disa aty, me gjërat që kanë ndodhur”.
“Nuk e di se si mund ta përballosh sepse do të ketë lojtarë që nuk mund të falin. Mund të ketë disa që mund të vazhdojnë edhe pse nuk e pëlqejnë atë që ndodhi”.
“Ju nuk keni nevojë që të gjithë ta pëlqejnë njëri-tjetrin në një klub, por kjo ka ndodhur me të vërtetë dhe mbetet e ndërlikuar. Disa lojtarë nuk do të duan të vazhdojnë ose ta bëjnë të funksionojë. Ai do të duhet tu kërkojë falje skuadrës ballë për ballë në fytyrë. Ndoshta atëherë do të ketë më pak problem dhe më shumë falje”, ka thënë Cascarino. /Telegrafi/