Site icon Telegrafi

“Do të ishte një mrekulli nëse Van Dijk do të luante këtë sezon” – Klopp nuk beson se holandezi do të humbë pjesën e mbetur

Jurgen Klopp ka thënë qartë se Virgil van Dijk nuki do të laujë në këtë pjesë të mbetur të sezonit.

Trajneri gjerman është pyetur për situatën aktuale të mbrojtësit holandez, duke deklaruar se do të ishte një mrekulli nëse ai do të rikthehet nga fundit i kësaj kampanje.

“Në këtë moment, nuk e di nga vijnë këto gjëra”, ka thënë ai. “Askush në të vërtetë, asnjë mjek, askush nuk më tha vërtet se ka një shans që Virgil të luajë përsëri në këtë sezon”.

“Nuk dua të them që është absolutisht e pamundur, por nuk ka gjasa. Nuk ka gjasa. Ne nuk kemi pse t’i diskutojmë këto gjëra në të vërtetë”.

“Nëse kemi hapësirë ​​[në listën tonë të skuadrës së Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve] do t’i vendosnim të gjithë, edhe kur të gjithë mjekët na thonë se nuk ka asnjë shans. Ne i vëmë ato sepse besojmë në mrekulli herë pas here”.

“Por, nëse nuk ka vend, atëherë ne duhet t’i marrim parasysh këto gjëra dhe të themi: ‘Shansi nuk është shumë i madh, kështu që ne duhet të marrim vendimin’. Por nëse ato janë në listë, atëherë kjo është vetëm sepse ne shpresojmë për gati një mrekulli. Kjo është”.

Klopp konfirmoi të hënën se Joel Matip do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit për shkak të dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës që pësoi ndaj Tottenhamit javën e kaluar. Joe Gomez, një tjetër mbrojtës qendror, është gjithashtu në listën e lëndimeve afatgjate me një problem në gju. /Telegrafi/

Exit mobile version