Telegrafi

Do të ishte asistimi i sezonit nga Alexis, mirëpo Vecino nuk shënoi

(Foto: Twitter/Inter)

Interi ka vazhduar me paraqitjet e mira në Serie A, edhe pse javë më parë është shpallur kampion i Italisë për sezonin 2020/2021.

Nerazzurrët nuk e falën Romën në ndeshjen e xhiros së 36-të në Giuseppe Meazza duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Alexis Sanchez ishte i pafat në këtë takim, pasi u lëndua dhe u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 35-të dhe në vend të tij u inkuadrua Lautaro Martinez.

Sidoqoftë, në pak minutat që luajti, kiliani la mbresa me paraqitjen e tij dhe një prej tyre ishte një pasim fantastik në drejtim të Matias Vecinos.

Sanchez nxori nga loja gjithë mbrojtjen e Romës duke pasuar me thembër drejt bashkëlojtarit të tij, të cilin e nxori të vetëm përballë portierit, por Daniel Fuzato e mbrojti goditjen e mesfushorit.

Lexo po ashtu Interi nuk e fal Romën

Nerazzurrët i mposhtën Giallorossët me golat e Brozovic, Matias Vecino dhe Romelu Lukaku, derisa për mysafirët realizoi Henrikh Mkhitaryan. /Telegrafi/