Site icon Telegrafi

“Do të isha i lumtur nëse do të qëndroja te Milani” – Felix tregon se si ndjehet në aventurën e re

Sulmuesi i Chelseat, Joao Felix, ka zbuluar se do të dëshironte të qëndronte në AC Milan, ku aktualisht ndodhet në huazim deri më 30 qershor 2025.  

Duke folur për lëvizjen e tij të fundit, sulmuesi portugez pranoi se nëse i krijohet mundësia për të zgjatur qëndrimin përtej këtij sezoni, ai do të ishte më se i lumtur ta bënte këtë. 

“Unë i jam bashkuar AC Milan në formë huazimi, por nëse ka një shans për të qëndruar përtej këtij sezoni… do të isha i lumtur”. Ky është një klub me prestigj evropian, dhe unë tashmë jam i dashuruar me gjithçka këtu”.  

“Kaka ishte dhe mbetet idhulli im. Nuk kam folur kurrë me të për Milanin, por kam shkëmbyer ide me të në të kaluarën. Ai është një idhull për mua, por nuk mund ta krahasoj veten me të. Shpresoj të shkruaj histori si ai”, deklaroi ai. 

Gjithashtu, ai nuk harroi të përmendë interesimin e Interit, klubin tjetër të madh të Milano, i cili ishte i etur për të arritur një marrëveshje me të.  

“Interi gjithashtu tregoi interes, por për mua ishte e pamundur të imagjinoja veten duke luajtur atje… pasi që nga fëmijëria kam qenë i dashuruar me Milanin”, deklaroi ai.  

Lexo po ashtu Ibrahimovic flet për sezonin e Milanit, transferimet e janarit dhe nënshkrimin e ri Santiago Gimenez

Me këtë deklaratë, Joao Felix ka lënë të qartë se dëshiron të ndërtojë një të ardhme të gjatë me AC Milan, duke shpresuar që huazimi i tij të shndërrohet në një transferim të përhershëm. /Telegrafi/  

Exit mobile version