Thibaut Courtois shpreson që Romelu Lukaku të transferohet te Chelsea.
Lukaku është i lidhur me një kthim te Chelsea dhe agjenti i tij Mino Raiola është duke e përgatitur terrenin.
“Romelu është një lojtar i madh dhe nëse ai vendos të kalojë të Chelsea, ose Chelsea vendos ta blejë, unë do të isha shumë i lumtur ta shihja në dhomat e zhveshjes në korrik”.
Po ashtu Courtois tregoi se ai nuk e ka ndërmend që ta largohet nga Chelsea.
“Jam shumë i lumtur dhe nuk kam asnjë dyshim se a do të qëndroj”
“Kontrata ime mbaron pas dy vitesh dhe kam nevojë për kontratë të re”.
“Është e rëndësishme që të përfundojë sezoni mirë me kombëtaren dhe agjenti im të flas më Chelsean. Nëse do të ishte një marrëveshje e mirë do ta nënshkruaja me kënaqësi”, ka Courtois. /Telegrafi/