Muajin e kaluar, Lionel Messi njoftoi se nuk do t’i bashkohej Barcelonës pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.
Në vend të kësaj, 36-vjeçari vendosi të largohej nga futbolli evropian, për të kaluar te Inter Miami.
Skuadra e MLS ka nënshkruar edhe me Sergio Busquets, ndërsa janë në negociata edhe me Jordi Alban dhe Sergio Ramos.
Pronari i tyre, Jorge Mas i tha El Pais se ai beson se këto nënshkrime, veçanërisht ajo e Messit, mund ta katapultonin MLS-në në ligat më të mira të futbollit botëror.
“Në vitin 2019 filluam të mendonim se si mund ta sjellim atë në klub. Messi mund ta kthejë MLS në ligën e dytë ose të tretë më të mirë në botë. Unë mendoj se ai do të dëshirojë të lërë gjurmën e tij dhe do të jetë në gjendje ta bëjë këtë përtej futbollit”, ka thënë ai.
Vërejtjet e Mas thonë se ai ka punuar për lëvizjen e Messit që nga viti 2019, kur ai ishte te Barcelona.
Argjentinasi së shpejti do të debutojë për Inter Miami, edhe pse lëvizja e tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. /Telegrafi/