Pronari i Inter Miamit, Jorge Mas raportohet se ka konfirmuar datën e ndeshjes së parë të Lionel Messit për klubin, pasi skuadra e Major League Soccer përgatitet për ardhjen e tij.
Argjentinasi është duke finalizuar detajet përfundimtare përpara se të bashkohet me skuadrën amerikane pas skadimit të kontratës së tij me kampionët e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Sipas Mirror, pronari i Inter Miami, Mas, ka synuar një ndeshje kundër skuadrës meksikane Cruz Azul më 21 korrik për debutimin e Messit për klubin.
Mas thuhet se konfirmoi në një takim privat se 36-vjeçari do të luajë për Inter Miamin në këtë ndeshje.
Ndeshja në stadiumin DRV PNK në Fort Lauderdale vjen në fazën e grupeve të Kupës së Ligës ku marrin pjesë skuadra nga MLS dhe Liga MX.
Biletat në faqet e internetit të rishitjes ishin reklamuar për 20,000 dollarë mes interesit për debutimin e mundshëm të Messit. /Telegrafi/