Komisioni Anti-Korrupsion do të hapë 6 lëndë që ka paraqitur partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ku është i përfshirë kryeministri Zoran Zaev për rastet e njohura në opinion si “Ryshfeti” dhe “Global”, si dhe për të ashtuquajturat firmat bullgare.
Lëndë hapet edhe për legalizimin e pushimoreс “Kullat mbretërore”. Sqarimi i Komisionit Anti-korrupsion se pse hapin lëndë ku ka procedurë gjyqësore është se komisioni ka vepruar për shkak se ka paraqitje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është hapur lëndë lidhur me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski si dhe për zëvendëskryeministrin Koço Angjushev.
Për Angjushev hetohet se si është dhënë tokë për ndërtimin e hodroelektranve “Topollki”, pronar i së cilës është vëllai Todor Angjushev./Telegrafi/