Telegrafi

Të hënën takohen qeveritë greke dhe bullgare. A do të diskutojnë për Maqedoninë?

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, të hënën do ta vizitojë Bullgarinë, në një mbledhje të përbashkët qeveritare në mes të Greqisë dhe Bullgarisë, tramseton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë takim pritet që të bisedohet për përforcimin e bashkëpunimit energjetik, krizën e refugjatëve, si edhe për zhvillimet në Turqi dhe rajon.

Megjithatë, mediat në Greqi bëjnë të ditur se në këtë takim do të bisedohet edhe për situatën në Maqedoni. Gazeta ”Kathimerini”, duke u thirrur në burime diplomatike, raporton se Athina dhe Sofja kanë qëndrim të njëjtë ndaj Maqedonisë. Të dy vendet deklarojnë se Maqedonia ka probleme me demokracinë dhe se duhet të zbatohet marrëveshja e Përzhinos./Telegrafi/