Telegrafi

Të hënën takim Milan-Real për Moratan, Rossonerët kanë gati ofertën

Përfaqësuesit e Milanit kanë caktuar takim me homologët e tyre te Real Madridi për të diskutuar rreth transferimit të Alvaro Moratas.

Sulmuesi spanjoll u rikthye te Los Blancos nga Juventusi në verën e kaluar, mirëpo nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Zinedine Zidane.

24-vjeçari ka startuar vetëm në 18 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, por ka arritur të shënojë 20 gola dhe të dhurojë katër asistime.

Sipas Gazzetta dello Sport, Rossonerët i kanë bërë ofertë Moratas para disa javësh në vlerë prej shtatë milionë eurosh për sezon (që së bashku me bonuset mund të arrijë deri në tetë milionë euro).

Tash është caktuar takim për të hënën e ardhshme mes përfaqësuesve të dy klubeve dhe Milani pritet të ofrojë rreth 60 milionë euro për sulmuesin. /Telegrafi/