Site icon Telegrafi

Të hënën kthehet Instagrami i Cozmanit, i verifikuar!

Ka pasur spekulime se reperi Cozman ka mbyllur faqen e tij të Instagramit për t’iu shmangur konflikteve.

Megjithatë, buja e shkaktuar për këtë veprim, ka një arsye.

Burime të Telegrafit mësojnë se Cozman po punon me ekipin e tij që të verifikohet llogaria në Instagram dhe se nuk është fshirë përgjithmonë ashtu siç është spekuluar në mediat shqiptare.

Sipas informacioneve, dita e hënë do të jetë ajo kur edhe do të jetë i pranishëm reperi në rrjetin social Instagram.

Cozman nuk ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale në ditët e fundit qysh pas incidentit me Noizyn, duke preferuar të mos flasë për ngjarjen teksa hetimet vazhdojnë ashtu sikurse kërcënimet sporadike nga OTR.

Ai ishte 48 orë në paraburgim teksa ende i ka të konfiskuar gjërat e tij, sipas avokatit Asdren Hoxha.

Dhe këtë kohë ai ka shfrytëzuar që t’i kanalizojë punët në aspektin profesional, ku së shpejti pritet lansimi i këngës së re dhe verifikimi i një tjetër rrjeti social, Instagramit. /Telegrafi/

Exit mobile version