Site icon Telegrafi

Të hënën fillon Java Botërore e Ndërmarrësisë

Nën organizimin e Qendrës së Inovacionit në Kosovë (ICK) dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, të hënën do të filloj Java Botërore e Ndërmarrësisë (GEW).

Partnerëve dhe të ftuarve do t’u drejtohet drejtori ekzekutiv i ICK-së dhe nikoqir i GEW për Kosovë, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, e ngarkuara me detyrë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland dhe Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane.

Ceremonia hapëse pasohet nga paneli “Zhvillimi i Qëndrueshëm i Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë”, i cili zhvillohet po në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në të cilin përveq organizatave e institucioneve partnere të GEW, marrin pjesë edhe ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besim Beqaj, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, Ambasadori i Norvegjisë, Per Strand Sjaastad dhe Ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt.

“Viti i gjashtë i organizimit të GEW në Kosovë, shënon numër rekord partnerësh e aktivitetesh, dhe reflekton një mobilizim të institucioneve dhe organizatave për të fuqizuar ndëmarrësinë në vend. Synimi ynë është qe viti 2019 të shpallet “vit i ndërmarrësisë”, meqë rast institucionet relevante përkushtohen për aktivitet të shtuar në përkrahje të ndëmarrësisë dhe në veqanti bizneseve të reja, si mundësi e vetme për zhvillim ekonomik dhe hapjen e prespektivës në vend”, u shpreh Begu.

Ngjarja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Kosovës duke filluar nga ora 10:00. /Telegrafi/

Exit mobile version