Cristiano Ronaldo pati një reagim të çuditshëm kur u filmua nga të gjithë në një restorant luksoz.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë darkoi në Riad për të festuar ditëlindjen e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez që mbushi 29 vjeç të premten.
Ronaldo është sigurisht një nga njerëzit më të famshëm në botë dhe kapiteni i Al Nassrit ka arritur një nivel që nuk mund të dalë në dyqane apo të dalë për një vakt pa u vënë re.
37-vjeçari do të jetë mësuar tashmë me të, por kjo nuk do të thotë se nuk e acaron superyllin portugez. Sapo hyri brenda, telefonat ishin duke e incizuar atë dhe të fiksuar në lëvizjet e tij.
Është e qartë se ata në publik kishin njohuri paraprake se një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit do të shfaqej.
Gati i verbuar nga dritat, Ronaldo bëri të njëjtën gjë dhe incizoi të gjithë darkuesit në restorant.
Më pas – ai qeshi ndërsa e shoqëruan në tavolinën e tij, por që sigurimi i qëndronte afër për të evituar ndonjë incident të mundshëm. /Telegrafi/