Telegrafi

“Të gjithë Rossonerët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, Donnarumma shkruan letër lamtumire për Milanin

Gianluigi Donnarumma në mënyrë efektive konfirmoi lëvizjen e tij të afërt te Paris Saint-Germain me një mesazh lamtumire për Milanin.

Portieri është i freskët nga fitimi i Euro 2020 me Italinë, i emëruar si ‘Lojtari i Turneut’ pasi priti dy penallti në finalen kundër Anglisë në Wembley.

Sipas disa burimeve në Itali dhe Francë, Donnarumma do të nënshkruajë sot (e mërkurë) për PSG si lojtar i lirë pasi refuzoi të zgjasë kontratën e tij me Milanin.

Lexo po ashtu Donnaruma emërohet lojtari më i mirë në Euro 2020

“Disa zgjedhje janë të vështira, por ato janë pjesë e rritjes për t’u bërë burrë”, shkroi fillimisht Donnarumma në Instagram bashkë me një video të kohës së tij në akademinë e të rinjve të Milanit për të bërë debutimin e tij në Serie A si 16-vjeçar.

“Arrita në Milano kur isha pak më shumë se fëmijë, për tetë vjet e kisha veshur këtë fanellë me krenari. Luftuam, vuajtëm, fituam, qamë, festuam së bashku me shokët e skuadrës, trajnerët, të gjithë ata që ishin dhe janë pjesë e klubit, përkrah tifozëve tanë që janë pjesë integrale e asaj që për shumë vite ishte një familje”.

“Unë gjithashtu arrita objektiva të rëndësishëm personal me fanellën e Rossonerëve, siç ishte debutimi im në moshën 16-vjeçare në Serie A. Kam përjetuar vite të jashtëzakonshme që nuk do t’i harroj kurrë”.

“Tani ka ardhur momenti për të thënë lamtumirë, nuk ishte një zgjedhje e lehtë për të bërë, por, dhe një postim sigurisht nuk është i mjaftueshëm për ta shpjeguar atë, ose ndoshta unë kurrë nuk mund ta shpjegoj atë sepse ndjenjat më të thella janë të vështira për t’u shprehur përmes fjalëve”.

Lexo po ashtu Zyrtare: UEFA publikon formacionin me lojtarët që shkëlqyen në Euro 2020

“Ajo që mund të them është se ndonjëherë është gjëja e duhur të zgjedhësh një ndryshim, të përballesh me sfida të ndryshme, të rritesh dhe të bëhesh më i kompletuar”.

“Të gjithë Rossonerët që takova, nga e para deri në ditën e fundit, do të jenë gjithmonë në zemrën time si një pjesë themelore e atij udhëtimi nëpër jetë që më bëri atë që jam sot”.

“Unë i uroj Milanit të gjitha sukseset e mundshme dhe e bëj atë me zemrën time, për afeksionin që më lidh me këto ngjyra, një ndjenjë që distanca dhe koha nuk mund ta anulojnë”, përfundon letrën e tij portieri italian. /Telegrafi/