Site icon Telegrafi

Të gjithë po pyesin se si ndodhi që McGregor e theu këmbën – videoja në xhirim të ngadalësuar e shfaq atë më së miri

Një video është publikuar në momentin kur saktësisht ndodhi edhe thyerja e këmbës së Conor McGregorit në UFC 264 ndaj Dustin Poirier.

Irlandezi humbi përballjen e tij në peshat e lehta për shkak se mjeku ndërhyri që të ndalonte duelin, me The Notorious që mbeti me këmbë të thyer.

Lexo po ashtu Mashtrimi i hapur i McGregor ndaj Dustin Poirier që nuk u kap nga syri i kamerës derisa trilogjia ishte duke u zhvilluar

Dhe një tifoz beson se ai ka gjetur sekuencën e saktë që shkaktoi lëndimin e rëndë, me trajnerin e yllit të UFC, John Kavanagh që e identifikoi atë gjithashtu.

Pak para se irlandezi të thyejë këmbën, ai hodhi një goditje të ashpër në drejtim të Poirier dhe ky i fundit e ndaloi atë me bërryl.

Lexo po ashtu Momenti i frikshëm kur McGregor theu kyçin e këmbës në përballjen ndaj Poirier

McGregor më pas e uli këmbën në dysheme, por kyçi i këmbës së tij tashmë kishte filluar të lakohej, e pas pak sekondave, këmba e tij u thye.

Klipi duket se zbulon se goditja e gabuar e irlandezit në bërrylin e amerikanit doli të ishte fatale. /Telegrafi/

Exit mobile version