Telegrafi

Të gjithë po presin transferimin e parë nga Newcastle – duket se sheikët po ‘peshkojnë’ te Juventusi

Për një moment, sytë e tifozëve dhe të tjerëve janë kthyer nga Newcastle United, dhe për këtë ‘fajtor’ janë sheikët nga Arabia Saudite.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite blenë klubin anglez nga Mike Ashley për rreth 360 milionë euro dhe të gjithë po presin që The Magpies të ndërtojnë një skuadër të frikshme.

Lexo po ashtu E shiti Newcastlen për 358 milionë – Mikel Ashley kaloi pesë orë duke pirë dhe la bakshish pesë euro

Aaron Ramsey mund të jetë transferimi i tyre i parë dhe Calciomercato bën të ditur se uellsiani mund të përfitojë plotë 400 mijë funte në javë.

Ish-anëtari i Arsenali nuk është në planet e Zonjës së Vjetër dhe mund të largohet qysh në afatin kalimtar të janarit.

Lexo po ashtu Lista me lojtarët që Newcastle synon t’i transferojë – në mesin e tyre edhe top yje

Sheikët nga Arabia Saudite janë aktualisht njerëzit më të pasur në botën e futbollit dhe natyrisht se pritet që të bëjnë disa transferime të mëdha.

Por, nga fundi i dhjetori, do të dihet se kush do të jetë blerja e tyre e parë edhe pse bujë më e madhe pritet të bëhet në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/