Ajaxi i ka prezantuar edhe zyrtarisht fanellat për sezonin e ri, 2019/2020, e që janë tejet të bukura. Në rrjetet sociale, fanella e skuadrës holandeze për ndeshjet si mysafir, është duke u votuar si më e bukura deri më tani, ndërsa shumë tifozë kanë bërë të ditur se duan ta blejnë atë.
Skuadra holandeze i bëri për veta mijëra futbolldashës, pasi i eliminoi Real Madridin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve, por u eliminua nga Tottenham Hotspur, duke mos arritur të kalojë në finale.
✖️ New @adidasfootball
✖️ Ajax Away jersey
✖️ 19/20🛍 https://t.co/musstdxxyO#DareToCreate #ForTheFuture pic.twitter.com/r16pJrF8ia
— AFC Ajax (@AFCAjax) May 19, 2019
Ajaxi nuk e mbylli këtë sezon duarthatë, pasi fitoi titullin e ligës Eredivisie në një konkurrencë të ashpër me PSV Eindhoven dhe në KNVB Cup e mposhti Willem ll me rezultat 4-0.
Para se të fillojë sezoni i ri, skuadra holandeze prezantoi fanellat e reja, që kanë një dizajn tejet të mençur. Fanella si mysafir është në të gjelbër, me disa vija të portokallta, por që i kanë dhënë një pamje tejet të bukur.
Djelmoshat e Ajaxit tashmë i kanë veshur fanellat e reja, në ndeshjen si mysafir ndaj De Graafshap në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19. /Telegrafi/
https://twitter.com/360Sources/status/1128707313278308354