Telegrafi

Të gjithë golat e shënuar në javën e katërt në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar java e katërt në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate mjaftë befasueses.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita e ka luajtur ndeshjen e parë teksa ka mposhtur Besën 3-1.

Fitore me rezultat identik ka marrë edhe Ballkani në udhëtim te Llapi, teksa ka vazhduar shkëlqimin Mirlind Daku me dy gola.

Trepça ’89 ka shkaktuar edhe një befasi pasi ka mposhtur Prishtinën 1-0.

Ndërkohë dy ndeshjet tjera Arbëria – Feronikeli dhe Drenica – Gjilani përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Më poshtë mund t’i shikoni të gjithë golat e javës së katërt në Superligën e Kosovës. /Telegrafi/