Sandro Tonali është lojtari më i ri që i ka pushtuar ballinat e mediave të mëdha evropiane.
Talenti italian është duke treguar dita e ditës cilësitë që i posedon, andaj shumë klube të mëdha evropiane janë vënë pas tij.
Fillimisht Juventusi ishte skuadra që ka shprehur interesim për talentin e Brescias, mirëpo ata tani po rivalizohen edhe nga klube të tjera.
Në tentativë për ta transferuar Tonalin janë edhe dy rivalët e Zonjës së Vjetër nga Serie A, Milani dhe Napoli.
Në garë për transferimin e italianit po ashtu është edhe Manchester United, ndërsa së fundmi është futur edhe Paris Saint-Germain.
Skuadra franceze e dëshiron transferimin e Tonalit, derisa Brescia ka bërë të ditur se talenti mund të largohet vetëm nëse marrin një ofertë mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/