Miss BumBum, Suzy Cortez, që është tifoze e Barcelonës dhe sidomos e Lionel Messit, thotë se superylli blaugran dhe e dashura e tij xheloze e kanë bllokuar atë nga postimi i fotografive të nxehta.
25-vjeçarja e ka ‘bombarduar’ argjentinasin me fotografi provokuese në Instagram, në të cilat kishte veshur edhe fanellën e Barcës me numrin e tij.
Ajo ka vazhduar me postimin e imazheve tjera të trupit të saj drejt Messit dhe diçka e tillë ka nxitur xhelozinë e partneres së tij 28-vjeçare, Antonella, e cila e ka bllokuar Suzyn në rrjetet sociale.
Por Missi me të pasmet më të mira e ka vërejtur se është bllokuar edhe nga llogaritë e futbollistit në rrjetet sociale.
“U shokova kur e pashë. Po të mundja, do t’i thosha (Antonellas) që të mos shqetësohet për mua, unë jam vetëm një fanse. Jam e befasuar pse ajo nuk është e sigurt me veten”.
“Mendoj se është thjesht xheloze. Është e çuditshme sepse unë jam vetëm një fanse e futbollit dhe një tifoze e madhe e Barcelonës. Ky është një reagim i tepruar”, ka thënë Suzy. /Telegrafi/