Telegrafi

Të gjitha në të kuqe, femrat e njohura të ekranit iu frymëzojnë si të visheni për Shën Valentin (Foto)

Festa e Shën Valentinit po afron, dhe me këtë rast, të gjithë të dashuruarit po bëhen gati për dhuratat që do t’i bëjnë partnerit në ditën e 14 shkurtit.

Ndërkohë, femrat janë shumë të kujdesshme dhe duan të duken bukur në ditën e dashurisë.

Duke qenë se ngjyra e kësaj feste është e kuqe, referuar simbolit të zemrës, edhe veshja në këtë ftesë, preferohet të jetë në këtë ngjyrë.

Lexo po ashtu Parapërgatitje për Shën Valentin: Çfarë duan në të vërtetë meshkujt për këtë ditë?

Shpesh, inspirimi mund të merret nga figurat publike, veçanërisht nga femrat që janë blogere të suksesshme në rrjetet sociale.

Luana Vjollca, Armina Mevlani, Ilda Bejleri e Aurela Hoxha janë vetëm disa prej bukurosheve, të cilat jo pak herë kanë zgjedhur të kuqen në fotografitë e publikuara.

Në vazhdim, ju sjellim disa prej veshjeve më inspiruese të personazheve në fjalë në ngjyrën e kuqe, nga të cilat mund të frymëzoheni për veshjet tuaja në ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/

Lori Hoxha

 

Luana Vjollca

 

Marina Vjollca

 

Jonida Maliqi

 

Armina Mevlani

 

Agnesa Vuthaj

 

Morena Taraku

/Telegrafi/