Festa e Shën Valentinit po afron, dhe me këtë rast, të gjithë të dashuruarit po bëhen gati për dhuratat që do t’i bëjnë partnerit në ditën e 14 shkurtit.
Ndërkohë, femrat janë shumë të kujdesshme dhe duan të duken bukur në ditën e dashurisë.
Duke qenë se ngjyra e kësaj feste është e kuqe, referuar simbolit të zemrës, edhe veshja në këtë ftesë, preferohet të jetë në këtë ngjyrë.
Shpesh, inspirimi mund të merret nga figurat publike, veçanërisht nga femrat që janë blogere të suksesshme në rrjetet sociale.
Luana Vjollca, Armina Mevlani, Ilda Bejleri e Aurela Hoxha janë vetëm disa prej bukurosheve, të cilat jo pak herë kanë zgjedhur të kuqen në fotografitë e publikuara.
Në vazhdim, ju sjellim disa prej veshjeve më inspiruese të personazheve në fjalë në ngjyrën e kuqe, nga të cilat mund të frymëzoheni për veshjet tuaja në ditën e Shën Valentinit. /Telegrafi/
/Telegrafi/