Telegrafi

Të gjitha mediat e paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren nga Kosova” para performancës në ceremoninë përmbyllëse të Botërorit

Era Istrefi (Foto: YouTube)

Era Istrefi vërtet do të performojë në finalen e Kampionatit Botëror që reprezenton arritje të madhe për të, por ajo më shumë se kurrë përfaqëson edhe Kosovën.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në ceremoninë përmbyllëse të Kampionatit Botëror, Rusia 2018, para finales së madhe mes Francës dhe Kroacisë.

Stadiumi ku do të zhvillohet finalja e madhe

Era Istrefi në këtë ceremoni do të performojë krahas superyjeve si Nicky Jam dhe Will Smith, kurse tashmë të gjitha mediat botërore kanë parlajmëruar performancën e yjeve të himnit “Live it Up”.

Në fillim të kampionatit raportuam se Era Istrefi do të performojë si shtetase e Republikës së Shqipërisë për të eliminuar çdo ndalesë pasi që Rusia nuk e ka njohur Kosovën.

Era Istrefi në videoklipin e Botërorit

Megjithatë, ky fakt nuk ka ndalur mediat botërore që ta paraqesin Era Istrefin si “këngëtaren kosovare”, apo “këngtaren nga Kosova” e cila performon krahas Will Smith dhe Nicky Jam.

Janë The Sun dhe Bleacher Report dy prej mediave më me ndikim që kanë vlerësuar Erën si “këngëtaren nga Kosova” që do të ndezë skenën e madhe të finales së Kampionatit Botëror.

Ceremonia përmbyllëse e Kampionatit Botëror, Rusi 2018 pritet të fillojë rreth orës 16:30 ku të gjithë mund ta shohim bukuroshen nga Prishtina duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/