Telegrafi

Të gjitha klubet e Ligës Premier votojnë në favor të rifillimit të stërvitjeve në grupe të plota

Të 20 klubet e Ligës Premier kanë votuar në favor të rifillimit të trajnimit të plotë të skuadrave nga sot (e mërkurë).

Liga Premier ka njoftuar hapin e madh të radhës përpara normalizimit dhe rikthimit të ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019/20.

Të gjitha klubet tashmë kanë votuar në favor të rifillimit të stërvitjeve në grupe të plota dhe me kontakt.

Lexo po ashtu Liga Premier kërkon nga qeveria që të fillojnë me stërvitje në grup

“Aksionarët e Ligës Premier sot votuan njëzëri për të rifilluar trajnimin e kontaktit, duke shënuar një hap tjetër drejt rifillimit të sezonit të Ligës Premier, kur të jetë e sigurt për ta bërë këtë”.

“Skuadrat tani janë në gjendje të stërviten si grup dhe të përfshihen në zgjidhje duke minimizuar çdo kontakt të ngushtë të panevojshëm”.

“Prioriteti i Ligës Premier është shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve”.

“Protokollet mjekësore të rrepta janë krijuar për të siguruar që terreni është mjedisi më i sigurt i mundshëm dhe lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të testohen për Covid-19 dy herë në javë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/