Java e 2-të e Superligë është mbyllur me dy ndeshjet e zhvilluar sot.
Ndeshja mes Dritës dhe Trepçës ‘89 është shtyrë, ndërsa katër ndeshje janë zhvilluar.
Arbëria e ka pritur Prishtinën, ku ka marr një pikë të madhe, duke barazuar 1-1.
Golit të Dior Zabërgjës iu përgjigj Oto John në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë nuk kishte gola.
Drenica në anën tjetër ka marr tri pikët e para, duke e mposhtur Besën me rezultat 2-1.
Sot Ballkani ka mposhtur Feronikelin me rezultat 3-2, ku fundi i këtij takimi u kthye në dramë.
Mirlind Daku ka shënuar tri herë, ndërsa Marclei dy herë.
Gjilani ka fituar si mysafir ndaj Llapit me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Darko Nikac.
Më poshtë i gjeni të gjitha golat e kësaj jave të postuar nga faqja zyrtare e FFK-së. /Telegrafi/