Superliga e Kosovës ka kompletuar pothuajse të gjitha ndeshjet e javës së tretë, me vetëm Prishtinën e Dritën që nuk zhvilluan përballjen mes tyre, shkaku i kampionit në fuqi që ishte i angazhuar në parakualifikimet në Ligën e Evropës.
Liga kosovare ka vazhduar me orarin e rregull të ndeshjeve, me Arbërinë që po dhuron befasi të mëdha pas tri ndeshjeve të zhvilluara.
Skuadra që drejtohet nga trajneri Arbnor Morina është lider i ligës me shtatë pikë, derisa në xhiron e fundit e mposhti si mysafir Besën e Pejës me rezultat 3-0.
Aq pikë sa Arbëria ka edhe Ballkani që arriti të marrë një pikë në udhëtim te Gjilani në barazimin pa gola, për t’i qëndruar afër kështu debutuesit në ligë.
Feronikeli në anën tjetër u befasua në shtëpi nga Drenica në barazimin 2-2, për t’u pozicionuar në vendin e tretë më katër pikë.
Trepça ’89 në anën tjetër arriti të fitonte me rezultat minimal 1-0 ndaj Llapit, që ishte fitorja e parë në këtë edicion, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha golat e shënuara në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/