Telegrafi

Të frikësuar se mund të arrestoheshin, ushtarët rusë lanë pas trupat e pajetë të bashkëluftëtarëve në Lyman

Ilustrim

Trupat ruse braktisën një qytet kyç të Ukrainës aq shpejt sa lanë trupat e disa prej shokëve të tyre në rrugë.

Rusia u tërhoq nga Lyman, në rajonin lindor të Donetskut, gjatë fundjavës, raporton skynews.

Është një qytet strategjik që rusët e kishin përdorur si qendër logjistike dhe transporti, por ishte rrethuar nga forcat ukrainase.

Një ekip i AP tha se kishte parë trupat e të paktën 18 ushtarëve rusë në tokë.

Ushtria ukrainase duket se kishte mbledhur trupat e shokëve të saj pas betejave të ashpra për kontrollin e Lyman, shtoi ekipi.

Një ushtar ukrainas që e quajti veten Rud tha se “Ne luftojmë për tokën tonë, për fëmijët tanë, në mënyrë që njerëzit tanë të jetojnë më mirë, por e gjithë kjo ka një çmim shumë të lartë”. /Telegrafi/