Është zbuluar garuesi i shumëpritur i Fordit. Krahas fotografive është publikuar edhe një video që tregon se çfarë është në gjendje të bëjë ky Focus RS.
Vetura e re ka dukje agresive, ndërsa spojleri dhe difuzeri e bëjnë të duket vërtet sportive.
Motori është jashtëzakonisht i fuqishëm. EcoBoost turbo 2.3 l me benzinë që zhvillon rreth 350 KF.
Ky Focus tërheq me të katër rrotat dhe kombinimi i këtillë bën që shpejtësinë deri në 100 km/h ta arrijë për katër sekonda. /Telegrafi/