Telegrafi

Të famshmit shqiptarë urojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) festojnë sot (e diel) Ditën e Pavarësisë.

4 korriku njëherësh shënon 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dokumenti i Pavarësisë ndërkohë u ratifikua më 4 korrik të vitit 1776.

Në këtë ditë të veçantë për amerikanët, nuk munguan as urimet dhe falënderimet e popullit shqiptar për shkak të raporteve të afërta e bashkëpunimit të madh.

Krahas politikanëve, mirënjohës ndaj popullit amerikan janë shprehur edhe një pjesë e estradës shqiptare.

Lexo po ashtu Shtetet e Bashkuara festojnë ditën e pavarësisë, Biden: Kemi mundësinë të nisim një fillim të ri

Sabri Fejzullahu, Capital T, Adelina Thaçi-Meta, Blero – janë ndër yjet që uruan 245 vjetorin e Pavarësisë së Amerikës.

Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:

Capital T (Foto: Instagram)

 

Blero (Foto: Instagram)

 

Adelina Thaçi (Foto: Instagram)

/Telegrafi/