Ylli i Hollywoodit, Johnny Depp, ditën e djeshme (e mërkurë) ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundrejt ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.
Juria, e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra, e ktheu vendimin të mërkurën (1 qershor) pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.
Pas dëshmive gjashtëjavëshe, juria në Fairfax ka vendosur në anën e aktorit dhe për këtë pati reagime të shumta në rrjete sociale.
Me reagime të ndryshme e në anën e Depp nuk munguan as të famshmit shqiptarë.
Yll Limani, Angela Martini, Beatrix Ramosaj, Dafina Zeqiri, Mozzik – janë disa nga yjet që reaguan me postime në InstaStory.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:
/Telegrafi/