Telegrafi

Të famshmit shqiptarë që uruan fitoren e Joe Biden

Përpos të yjeve ndërkombëtare, edhe artistët shqiptarë kanë pasur rastin të urojnë Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhje.

Biden arriti që të bëhet presidenti i 46-të me radhë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu, të famshmit e estradës shqiptare përmes rrjeteve sociale patën rastin që të urojnë fitoren e tij.

Fjolla Morina është njëra prej tyre, që në Instagram ndau një imazh me mbishkrim: “Urime president Biden”.

(Foto: Instagram/fjolla.morina)

Rep-artisti Stresi po ashtu ripostoi fotografinë nga CNN, ku Joe urohej për fitoren.

(Foto: Instagram/stresi)

Në mesin e të gjithë këtyre ishte edhe Leonora Jakupi, e cila ndau një fjalim të Biden ku fliste për shqiptarët.

(Foto: Instastory/leonorajakupi)

“Faleminderit Zot” ishte mbishkrimi i këngëtares dhe modeles, Morena Taraku në rrjetin social Instagram.

(Foto: Instagram/morenataraku)

Një një fotografi ku Joe shihet me disa fëmijë duke mbajtur flamuj të Amerikës, u postua edhe në profilin e rep-artistit Capital T.

(Foto: Instagram/truekapo)

Po ashtu, Loredana pati rastin të ndajë një imazh të Presidentit, ku shihej ta ketë mbushur me zemra me ngjyrë të kaltër.

(Foto: Instagram/loredana)

Përveç këtyre emrave të njohur, në profilet edhe të tjerve emra zuri vend imazhi i Joe Biden. /Telegrafi/