Site icon Telegrafi

Të famshmit shqiptarë i bashkohen protestës në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Rasti i dhunimi të një 11-vjeçareje në Prishtina nga pesë persona, ka tronditur opinionin publik dhe më gjerë.

Kjo ka bërë që një numër i madh i qytetarëve po protestojnë këtë të mërkurë (31 gusht) në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka nisur ka nisur në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” për të vazhduar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Qytetarët gjatë protestës kundër dhunës seksuale në Prishtinë

Protestuesit kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, përmes të cilave kërkohej mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe grat, trajtim të drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për dhunuesit.

Lexo po ashtu Mozzik u bën thirrje femrave që të denoncojnë rastet e dhunës dhe kërcënimeve: Lajmëroni edhe fjalët ngacmuese që merrni në rrugë

Këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe emra të njohur të estradës dhe figura të tjera të famshme, që kanë qe të zëshme edhe me reagime të shumta në rrjetet sociale ndaj rasteve të dhunës ndaj gjinisë femërore.

Qytetarët gjatë protestës kundër dhunës seksuale në Prishtinë

Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Duda Balje, Adriana Matoshi, Memli Krasniqi, Atifete Jahjaga, DJ Geek, Dj Dagz, Ana Kabashi, Arta Kabashi, Blerina Kllokoqi Rugova, Ron Zaiti, Shyhrete Behluli dhe Engjellusha Salihu, janë disa nga emrat e njohur që u panë në protestë.

Më poshtë sjellim disa nga të famshmit që iu bashkuan protestës në Prishtinë:

Foto: Gresa Krasniqi/Instagram

 

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

 

Foto: Irfan Krasniqi

 

Foto: Atifete Jahjaga/Instagram
Foto: Duda Balje/Facebook

 

Foto: Marjan Konomi

 

Foto: Duda Balje/Facebook

 

Foto: Shyhrete Behluli/Instagram

 

Foto: Ana Kabashi/Instagram

 

Foto: Arta Kabashi/Instagram

 

Foto: DJ Geek/Instagram

 

Foto: Ron Zaiti/Instagram

 

/Telegrafi/

Exit mobile version