Tash e disa ditë në rrjetet sociale më saktësisht në Instagram ka nisur një sfidë që ka të bëjë me gratë në tërësi.
Fjala është për ‘Gratë mbështesin Gratë’ (Women Supporting Women Challenge) – sfidë kjo që filloi me bashkëshorten e basketbollistit të ndjerë, Kobe, Vanessa Bryant.
Kjo përfshin fotografi të femrave që postojnë një imazh të zi dhe të bardhë të vetes teksa përdorin #WomensupportingWomen.
Iniciativës, e cila ka për qëllim të ndërtohet besimi i grave, tashmë i janë bashkuar edhe shumë prej artisteve e personazheve publike shqiptare.
Dafina Zeqiri, Anita Haradinaj, Lola Haradinaj, Sara Hoxha, Bleona Qereti, Adelina Thaçi, Almeda Abazi, Rita Ora, janë vetëm disa nga të famshmet shqiptare të përfshira në këtë sfidë.
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre:
/Telegrafi/