Një kolonë e ngarkuar me të evakuuar, përfshirë ata nga Azovstal i Mariupolit ka mbërritur në Zaporizhzhia, zonë e kontrolluar nga ukrainasit, njofton OKB.
Ata thanë se më shumë se 170 njerëz ishin shpëtuar nga një operacion i përbashkët i OKB-së dhe Kryqit të Kuq, transmeton Telegrafi.
Misioni i fundit e çon numrin total të njerëzve të evakuuar nga Mariupol në më shumë se 600, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UN OCHA) në Twitter.
Koordinatori i OKB-së në Ukrainë, Osnat Lubrani tha në Twitter: “Puna jonë nuk ka përfunduar ende. Unë nuk i harroj ata që kanë mbetur pas”. /Telegrafi/
BREAKING: After weeks of living largely underground, over 170 civilians from Azovstal and Mariupol area have arrived in Zaporizhzhia.
This is the 3rd safe passage operation we’ve coordinated with @UN.
We’re deeply relieved we could help more civilians get to a safer place. pic.twitter.com/xVDw195VLn
— ICRC (@ICRC) May 8, 2022