Dy persona janë paraqitur në stacion policor pasi u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy personave tjerë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:20 në rrugën “Ibrahim Rugova”, në Prizren.
Tutje bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtjes.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”
“Më 13.02.2024 janë paraqitur në stacion dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët u kishin shkaktuar lëndime të rënda trupore dy viktimave meshkuj kosovarë. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/